Fytyre e bukur dikur,tani stigmatike,
ne gjurmet e tua gjej vrasjen qe te kane bere,
ne grate qe i humbe,qe i braktise,a shpetuan duke ikur prej teje,
per mbetur gjalle diku
ne lemoshe ndjenje.
Fytyre e bukur dhe sot,me gjithe prishjen,dyshimin,
dekompozimin,
trup qe zvarrisesh e birresh ne toke te mallkuar.
Mase vigane dhe e deshperuar njekohesisht.
Nje vath ne vesh-dic ja nxit kotesise kuptimin.
Cdo dite humb dicka nga cilesia e yllit,
vdiresh ne rere.
Cdo nate fiton dicka nga pamortesia e vdekjes.
Oh,tani qe po shuhesh,ndersa vazhdon akoma te shuhesh
vervit ne ajer tentakula te tmerrshme vetmie te shthurur
me lak fshikullues kap,terheq e shtrengon,
roberon
me buzet sterile,trupin e pandjeshem.
Shepsh kam rene ne gjurmet e bjerrrjes sate,shfrimit
menyres se terthorte te shfaqjes,helmimit,
fshehjes,sofizmit,lekundjes,se paqenes,
asaj paqendrueshmerie qe nuk ngre dot baze.
Ndjenja luksoze,ne esence shkaterruese,
gerryejne si macet gjire grash te lena.
Rrugehumbur i bukur qe vazhdon te humbesh,
qe di te sillesh por qe etika s'ta permush dot shpirtin.
Jam jotja,me ke,gjithmone me ke pasur,
mbeshtetje,fryme,shteg ne rruge pa krye,
Por ti s'e kupton,ngaqe je gomar,
dhe ky eshte shkaku
qe une te dua tmerresisht.
Bukuritë natyrore të Tropojës
10 years ago
4 comments:
ha ha ha !!!
bella li!!!
ky titull eshte vertete gjetur,nuk te duket?me kiujtohet qe kur kam lexuar "Delirium" kjo te kete qene nje nder poezite qe me pat mbetur ne mendje vetem prej titullit.shume spontan.Poetika nuk hyn or as qe perjashtohet se eshte thene kaq drejt per drejte.
pershnetje!!!!
Une kisha lexuar goxha nga kjo por se kisha pare asnjehere si njeri. Kur e pashe ne TV u habita; ta kisha takuar ne rruge do kisha menduar qe eshte nje njeri pa permbajtje...per t'u habitur sa mund te te genjeje pamja.
Te jesh gomar ka dale ne mode, Tano, kuptohet si individualitet :-)
Kjo me pelqen e saja poashtu:
Eshte shtjella e mbremjes a nuk e di se cfare
qe me ben te mendoj c'eshte burri,
si leviz mundimi i madh i tij
mbi kete bote te vogel...
Cfare ben qendresa e tij kete ore,
ku dhe per cfare vuan qendresa.
Eshte mbremje,deri ne dhome,deri ne rroba,
mbremje.
Vishen syte e mi me hijen e nje burri...
Perjashta ka zera,por une nuk degjoj,
vetem te qeshuren e bujshme,te paster degjoj,
nje te qeshur burri.
Eshte burri,burri,
nje trup me afer njeriut,
nje premtim,nje gjest me prane se vertetes,
nje permbajtje qe dua te me zoteroje
duke e zoteruar lehtas,pa me vrare.
Nje emer,nje shok,nje besim i pandare.
Mbremja ulet mbi toke,yjte ngjiten ne qeill,
une mendoj c'eshte burri,c'eshte mbajtesi i botes,
c'eshte ai trup neper te cilin koha rrjedh mundimshem.
Me ka pushtuar sonte figura e nje burri,
me ka madheruar shpirtin,persosur finesen,
me ka kulluar ajrin e mendimit te lire.
Ka kohe qe endem me vullnet te mbushur,
me deshire te etur,ritem,kerkese.
E di,ne te gjithe burrat shprehet ai,buri,
ndonese misherimi i plote i tij,
ende s'me eshte shfaqur
te nje njei i vetem.
Kurse une ne te kundert
ia kam hup bojen.
nuk e di por keta artistet, e cdo fushe,qe fillojn e merren me politik
nuk kane me vlere ne mua.ndodh krejt instiktivisht tek une kjo "vdekje" e tyre.
ki parasysh Hatibin...qe tek libri "6 maç",na doli nje rockstar,tek libri "Pasqyra e lendes" esht krejt tjeter.lere pastaj per informacionet qe qarkullojne rreth tij ne rrethet letrare te tiranes dhe shqiperise.
kete konvertim nga artist ne dicka tjeter qenuk ka te beje fare me artin une e quaj vetvrasje.
Ke te drejte ne ca pika, sidoqofte vlerat e saja si shkrimtare ngelin. Gabimet ne perzierje politike apo di une se çfare jane me teper te nje niveli personal.
Pastaj,Tano, atje ne Shqiperi shpesh e bejne per çeshtje ekonomike.
Hatibi ka nje nivel me te larte intelektual se kjo. Kjo eshte ok ne nje bote te limituar letrare por s'ka aftesi te pergjitheshme intelektuale.
Post a Comment