Sunday, 27 July 2008

Nje histori dashurie si gjithe te tjerat ...apo jo?!

Princesha e argjendte kalonte ditet e saja ne qetesi, duke kercyer me damat e nderit nen syte admirues te spektatoreve derisa nje dite...



...takoi rastesisht princin e saje gri. Oh, ai, i bukur, fuqiplote dhe... AQ indiferent!! Nuk kishte sy per asnjeren, mbreteria e tije ishte dashuria e tije e vetme.



Bota saje dikur aq e qete iu permbys, ai ishte mendimi i vetem me te cilin ajo zbardhte dhe ngryste ditet e saja. Zemra dalengadale po i plaste...



...derikur nje dite ai vuri re hiret e saja magjepese. Nuk kishte sesi mos t'a ftonte te kercenin...


...dhe qe nga ajo dite jetuan te lumtur pergjithmone :-)




* Fotot jane te shkrepura ne nje nga qytetet e medha te vendit ku banoj; vendosem me miq sot te bridhnim ne nje qytet tjeter nga ai ku banoj, ja dhe rezultati:-P

Friday, 18 July 2008

Kthim


Kthehem ne mendimet e mija me te mekura te gjej pergjigjet e vetes. Teper vone. Ato mbyllin krahet ne shenje proteste dhe buzeqeshin ne qetesi. Nuk rrezikojne më me mua. Ato dine shume por s'tregojne gje.
Nata e sotme eshte premtuese, premton erresire.Serish. Qiriu i fundit po shuhet. Pritja eshte i vetmi opcion.