Monday, 28 April 2008

Qe ti je gomar kjo eshte dicka qe duket (Ahmeti)

Fytyre e bukur dikur,tani stigmatike,
ne gjurmet e tua gjej vrasjen qe te kane bere,
ne grate qe i humbe,qe i braktise,a shpetuan duke ikur prej teje,
per mbetur gjalle diku
ne lemoshe ndjenje.
Fytyre e bukur dhe sot,me gjithe prishjen,dyshimin,
dekompozimin,
trup qe zvarrisesh e birresh ne toke te mallkuar.
Mase vigane dhe e deshperuar njekohesisht.
Nje vath ne vesh-dic ja nxit kotesise kuptimin.
Cdo dite humb dicka nga cilesia e yllit,
vdiresh ne rere.
Cdo nate fiton dicka nga pamortesia e vdekjes.
Oh,tani qe po shuhesh,ndersa vazhdon akoma te shuhesh
vervit ne ajer tentakula te tmerrshme vetmie te shthurur
me lak fshikullues kap,terheq e shtrengon,
roberon
me buzet sterile,trupin e pandjeshem.
Shepsh kam rene ne gjurmet e bjerrrjes sate,shfrimit
menyres se terthorte te shfaqjes,helmimit,
fshehjes,sofizmit,lekundjes,se paqenes,
asaj paqendrueshmerie qe nuk ngre dot baze.
Ndjenja luksoze,ne esence shkaterruese,
gerryejne si macet gjire grash te lena.
Rrugehumbur i bukur qe vazhdon te humbesh,
qe di te sillesh por qe etika s'ta permush dot shpirtin.
Jam jotja,me ke,gjithmone me ke pasur,
mbeshtetje,fryme,shteg ne rruge pa krye,
Por ti s'e kupton,ngaqe je gomar,
dhe ky eshte shkaku
qe une te dua tmerresisht.

Friday, 25 April 2008

Kendi i D. serish(Zhgenjim, Braktisje, Mungese,Pritje)


ZHGËNJIM
Kush fjalës "të gënjyer",
I vuri një "zh" përpara?
Kush plumbit të zjarrtë
I vuri majën e artë?
Kush u përcoll i pari
Me këtë dhimbje varri?
Kush mbeti pa mësuar
Nga kjo nëmë e mallkuar?
Kush s'u zhgënjye?
Kush?
Përgjigje s'marr.
E di, s'jam i zhgënjyeri i parë.

BRAKTISJE
Një ëndërr veç të tjerash
Më shfaqet çdo agim.
E bardhë, e brishtë, e afërt,
E qeshur trëndafil.
E thjeshtë, e ngatëruar,
E artë e praruar,
Si dritëz nis ndriçon...
Unë vrapin marr drejt saj
Ajo nga yjet më vështron.
Me mund,
Nga pas,
E ndjek në fluturim,
Në një fluturim pamabarim.

Mbeta mes ëndrrash i shastisur,
Renda mes yjesh
Si hamshor i hasdisur,
Por më kot,
Dhe sytë m'u mbushën me lot,
Me lotë që të gjitha i gryen në letër,
Shtojzavallë e pikëllim.

Ato që më tha me sytë e saj të trishtuar:
"Unë ëndrra jote
Jam realiteti i një tjetri,
O ëndërrimtari djalë."
E grisa letrën në heshtje,
Mes hidhërimit,
Dhe ëndrra iku u tret mes agimit.


Më mungon
Sa herë më mungon e ku të të gjej s'di,
Unë zgavër bëhem, unë vdes nga brenda,
Por jo e dashur, për këtë nuk ke faj ti,
As rrahjet e zemrës gjithnjë e më të rënda.

Më do e të dua deri në marrëzi,
Ti sheh nga unë, unë tek ty renda,
Më buzëqesh e dashur me çiltërsi,
Por dije se deri në tmerr u tremba.

Drita e syve të ty në sytë e mi,
Të betohem më është më e shtrenjta,
Gjithçka tek ty e dashur është mrekulli,
Që unë e kam pak orë, pastaj-ëndrra.

E di, një ditë do më zhduket kjo mërzi,
Nuk të harroj, në vete do ndrydh plot ndjenja,
Më fal për gjithë ato vështirësi,
Por pa ty në mëndje një hap nuk bëja.

"Të dua shumë", më thuaj me fshehtësi,
Pranë teje pranverë më çel zemra,
Por ngatëruar është kjo botë me djallëzi,
Që kur bashkë mos jemi të vdes nga brenda.


E PRES
E ndiej si nëna fëmijën e saj, erdhi Pranvera!
Malit plak, festja e bardhë e borës mbi sy i ra,
E mullarët mbetën përdhe si mollë të kafshuara;
Me tinguj të ëmbël, ngjyra të çelura u mbush natyra.

Si grahmat e fundit le të ikë Pranvera,
Se njëra që shpirti ma di sa e doja pa shpresë më la,
Njëlloj si manushaqen e brishtë kur e mbyt vapa,
Dhe ndonse shumë thonë "po", të ketë vërtet të tjera?

E di si akujt e shkrirë, përsëri do vijë Pranvera,
Syri të shohë atë që s'guxoi e kurrë se pa:
Lotin e hidhur që tok me vesën mbi zambak u tha,
Kur përhumbshëm mallin, burbuqet ledhatonte era.

Wednesday, 23 April 2008

Atehere kur iu kendohet vajzave ...


* Dhe Bruno, jo zemra, as mos e provo te me komentosh varesen e floririt :-P







Dy vjet qe u deshtem bashke
du me i kujtu
dashnine qe kemi pase
mos me e harru
(...)
Hoplaaaaa :-)

">

Si zane mali, trupin si selvi,
synin zjarr e ke, buzen si qershi,
hajt mi dhe flake mallit tim,
trendafil e mbulum me veze
ne kete nate pa agim
puthjen tane po pres
ne prehrin tim s'ke pikllim
do t'shkrihem n'dashuri
eja t'pres me padurim
te jetojme sa jemi t'rinj



">


Monday, 21 April 2008

Demokracia dhe reprezantimi politik

*Analiza e meposhtme eshte perpiluar nga une per qellime didaktike. Ky eshte vetem nje fragment i nje dispence prej me teper se 500 f.
Lajmet e sotme me Z. Berisha ne krye, me bene te ktheja koken mbrapa ne ate qe vertete demokracia duhet te ishte.


(...)
Distancat pushtetare ose delegimi i sovrenitetit nga populli nuk kufizohet tek zgjedhja e deputeteve. Dhe ata delegojne ne qeveri, e cila pastaj delegojne ne administrate. Delegimi i sovrenitetit te nje shteti absrakt ne deputete konkrete eshte i pashmangshem ne nje sistem te madh demokratik dhe eshte rezultati i ndarjes te detyrave te ndryshme, nga specializimi tek rolet e veçanta dhe pozitat e politikaneve te cilet zgjidhen nga populli per qartesimin e çeshtjeve politike. Nje distance e konsiderueshme mes te zgjedhurve dhe zgjedhezve eshte e nevojeshme, pjese inherente e sistemeve demokratike dhe teorikisht nuk duhet te jete diçka problematike. Por, ne momentin qe ajo distance zmadhohet teper mund te flitet ne terma negative. Ne ate moment, distanca kthehet ne nje hendek, i cili asociohet me nje rrezik te pakalueshem, pra ajo qe ishte natyrale kthehet ne nje fenomen patologjik.

Atehere mund te behet fjale per mosbesim, nje mungese legjitimiteti i sistemit politik.Ne shume sisteme demokratike ky fenomen perkthehet ne nje perqindje te ulet pjesemarrjeje ne zgjedhje. Ne shume sisteme demokratike Perendimore( analiza eshte bere per studente Perendimore, pra jo per studente shqipetare), ketu perfshire dhe tonin, ku pjesemarrja ne zgjedhje eshte e detyruar, ky “rebelim” shfaqet ne votat blanco ose votat proteste. Shpesh rezultati i partive te ekstremit te majte, shihet si nje indikator i mases se distances mes civileve dhe permasave te mundeshme qe ajo distance mund te kete fituar. Por c'behet ne rast humbjeje te votebesimit te popullit? Shpesh politikanet dalin ne shesh me slogane te tipit KRP(Kulture e Re Politike), ose slogane te tjera te cilet mbeshteten ne rregulla te ndryshme sociale. Baseline e masave te fundit eshte dhenia popullit e nje pjesemarrjeje me te madhe ne vendimet qeveritare psh. Referendume ose nje impakt me i madh ne lidhje me seleksionimin e personelit politik. Keto masa shihen si nje perforcues demokratik. Shpesh keto masa te marrura kane lidhje direkte me organizimin e zgjedhjeve, nje kusht i pamjaftueshem por i nevojshem ne sistemet demokratike. E ashtu siç Joseph Schumpeter shkroi ne “Capitalism, socialism and democracy(1942), demokracia vazhdon te ngele nje pakt institucional tek e cila public office zgjidhen nepermjet votave te popullit. Serish sipas Schumpeter demokraci do thote vetem qe populli ka te drejte te refuzoje ose pranoje njerezit qe duan t'i qeverisin, e me kete eshte e kote te permend qe Z. Schumpeter dha nje nga perkufizimet me te njohura(proceduriale)te demokracise.

Per Schumpeter demokracia s'eshte gje tjeter pervec se nje metode qe çon ne zgjedhje. Zgjedhje te cilat ne cdo rast jane te nevojeshme ne nje sistem demokratik, por sistemi qeveritar eshte shume me i gjere se kaq. Dhe mbas zgjedhjeve duhet qe respekti per demos kratein te jete central. Demokracia eshte nje vlere politike dhe nje qendrim politik, mbi te cilen qendron teknika e organizimit pushtetar si dhe vendimmarrjes.

(...)

Sunday, 20 April 2008

The hotel room story...-nga C.O.B.

The hotel room story...

Dhoma nr...11
brave...
celesi ne brave...
dore qe dridhet...
padurim..
pengim...
qeshje...
nenqeshje..
buzeqeshje...
hargalisje...
kush te hyje i pari...
hmmmm...
ladies first...
gudulisje...
perqafim...
prit te mbyll deren...
tundim...
puthje e gjate...
perseri perqafim...
mmhhhhhhhhh...
puthje e zjarrte...
e laget...
e bute...
e thelle...
e embel...
perseri padurim...
te hahet...?
hame pastaj...eja...
prit...
telefoni...
dy pica please...
lart ne dhome...
mos u zhvish...
oh harrova...edhe dy birra...
me zhvish....
prit...
trokitje ne dere...
dy pica dhe nje kamarier...
le dy birra...
bakshishin merr...
oh god...jemi vetem...
me ne fund...
mmmhhhhh....shpirt...
zemer...
pa ty....
me ty...
te ty...
per ty...
nga ty...
te dy...
aty...
aty...
zjarr dhe hi...
djersitje...
renkim...
prekje...
kafshim...
dhimbje...
lehtesim...
carcafe mbi shtrat...
llampadar i gjate...
jepi...
vazhdo...
oh no...
pak pushim...
eja..shtrihu...
ver koken te gjiri im...
mmhhhh...me pelqen..
te pelqej vertete...?
eshte mrekulli...
e di..e di...
prit...nje cigare...
dua perseri...
aty...
aty...
perseri zjarr...
perseri hi...
perseri une...
perseri ti...
.................
vape...shume vape..
jo e dashur...
eshte..nxehtesi...
jo i dashur...
eshte...je ti...
eja ne dush...
ujerrjedhje neper gjinj...
sa leshator je...
nga prinder arinj...
dhe ti felini im...
sa mire qe s'gjuan minj...
hahahahaaaaa...
pllaq...plluq...
muahhhh...muahhhh...
peshqir...pasqyre...
perseri perqafim...
eja shpirti im...
jemi vone...
eshte vone...
do bejme shetitjen e premtuar
neper muzgun tone te vjeter ?
...............................
Oh sa keq shpirt...
sot muzgu paska ikur...
...............................
e presim heren tjeter...

Anouk-Modern world

Sot ne mengjes u zgjova totalisht e rilindur, e perpire nga nje vale lumturie...e ndersa iPod-i im po me bente shoqeri me Anouk gjate jogging, s'mund te mos ndihesha e lumtur: arrita ate qe doja, dhe me siguri s'behet fjale per kengen e fundit te Anouk apo radhes tj. te jogging.
And yeah, I can buy off your guilt with toys & candy, boy!



">

Crazy way to get ur kicks
They shoot the silicone in ur lips
If your figure makes u sad
They suck the fat right of ur back

Make up ur mind about ur tits girls
They can puff em up so no bra will fit girls
Theres only one thing they cant fix
No I wont let u be mislead
And that's the hole in ur head
Cant do nothing about that

hell hell modern world
hell hell to all u boys and girls
hell hell hell the colour green
hell hell to what ive seen
hell hell hell this modern world

you tell her that she's beautiful
and put her on a pedestal
but as u cook a triplex
Imagination kicks in

The more u think about sex boys
With someone else the better it gets boys
U have a purpose in ur life
Besides cheating on the wife
For fuck sake show some sense

hell hell modern world
hell hell to all u boys and girls
hell hell hell the colour green
hell hell to what ive seen
hell hell hell this modern world

yeah yeah yeah yeahh 2x

these days adoption is a hot thing
u can get a child for nearly nothing
you take them home to a nanny
buy off ur guilt with toys and candy
but all the money that u work for girls
cant compare it to love boys

theres only one thing they cant fix
No I wont let u be mislead
And that's the hole in ur head
Cant do nothing about that
hell hell modern world
hell hell to all u boys and girls
hell hell hell the colour green
hell hell to what ive seen
hell hell hell this modern world

ahhh
yeah yeah yeah yeahhh

PS. Ne pritje te nje koncerti tjeter te Anouk, sikur 4 te tjeret s'kane mjaftuar por...kur behet fjale per Anouk, nje nga kengetaret e mija te preferuara, cdogje falet.

Friday, 18 April 2008

Lamtumire-Hil Mosi

S'të ardhi pak liksh, "lamtumir" kur më the?!
S'vajtove ti ndofta atë çast që më le?!
Shpirti im se sa më le në mallëngjim!
M'u largove e ike lark atje në mërgim!

Fort lark ti ke ikur, fort lark po jeton,
Kto pyje këto male ti më s'i kujton?!
I harrove tinë të tëra ndofta sot?
S'i kujton si kundër i kujtonje një mot?

Do te me kujtosh- Dritero Agolli

Unë do shkruaj një libër me vjersha
Dhe ti do ta lexosh si relikë
Dhe duke qëruar patate të ardhura nga vjeshta
Gishtin do presësh me thikë.
Duke vënë gishtin në gojë,
Mua do më kujtosh në kuzhinë
Dhe do të thuash para dollapit të lyer me boje
Për pak e harrova ditëzinë!

Jiminez

* perkthyer nga D.

Ti hoqa petalet si një trëndafili

Ti hoqa petalet si një trëndafili,
për të parë shpirtin tënd,
por nuk e pashë.

Por gjithçka perreth:
vijëqiellat e tokave dhe deteve,
të gjitha, bile dhe pafundësia,
u mbush me një aromë
të papërshkrueshme dhe jetësore.

XII-James Joyce

* perkthyer nga D. :-)

XII

Se ti ma dhe fjalën mua
Ndëshkim i dhashë atij,
Se brenda dorës time mbajta
Dorën tënde përsëri.

S'ka asnjë fjalë a shënjë
Të sjellë ndryshim-
I huaj për mua tani është
Ai që ishte miku im.

Wednesday, 16 April 2008

Giuseppe Ungaretti- 12 shtator 1966















*perkthyer nga D.D.

12 shtator 1966

Ti u shfaqe në derë
në një fustan të kuq
për të më thënë se je zjarr
që digjet dhe rindizet.

Një gjëmb më shpoi
nga trëndafili yt i kuq
që të më thithje gishtin,
si të ishte yti, gjaku im.

Morrëm rrugën
që pret tërësinë
e kodrës së thepisur,
por prej shumë kohe
e dija që të vuash me besim kryeneç,
mosha për të fituar nuk llogaritet.

Ishte e hënë,
për të shtrënguar duart
dhe për të folur të lumtur
nuk gjendet strehë
në një kopësht të trishtë
të qytetit ndër ethe.

Tuesday, 15 April 2008

Les Cheveux d'or -floket e arte(Joachim du Bellay )

Ces cheveux d'or sont les liens, Madame,
Dont fut premier ma liberté surprise
Amour la flamme autour du coeur éprise,
Ces yeux le trait qui me transperce l'âme.
Forts sont les noeuds, âpre et vive la flamme,
Le coup de main à tirer bien apprise,
Et toutefois j'aime, j'adore et prise
Ce qui m'étreint, qui me brûle et entame.

Pour briser donc, pour éteindre et guérir
Ce dur lien, cette ardeur, cette plaie,
Je ne quiers fer, liqueur, ni médecine:

L'heur et plaisir que ce m'est de périr
De telle main ne permet que j'essaie
Glaive tranchant, ni froideur, ni racine.

Sunday, 13 April 2008



Ne ca raste kam arritur te hyj me thelle ne Prehistorine njerezore sesa ne jeten time. Natyrisht me zvarritje me dhjetra metra nen toke, lluce kudo, por rezultati ka qene magjepes kurdo. Te jesh dore me dore me vendin ku dikur fati i keq groposi nje vajze te moshes time para mijera vjetesh eshte eksperience e papershkrueshme.


PS. Ato vijat s'jane rezultati i nje fotoje te deshtuar por shenimet arkeologjike ne pe.

Monday, 7 April 2008

Homazh te madhit H.Claus

Femra ime, altari im pagan,
te cilin e luaj dhe e perkedhel me gishta drite,
pylli im i ri ne te cilin une dimeroj,
Shenja ime e semure, e papaster dhe e embel,
Te shkruaj frymen dhe trupin tend
mbi leter muzike te vijezuar.

E lehte ngjeshur me veshin tend te premtoj horoskope te reja
e te pregatis serish udhetime rreth botes
e per nje perkujtim ndonje madje dhe ne Austri

Por tek perendite dhe shenjat e horoskopit,
lumturia e perjeteshme lodhet aq shume,
e une s'kam as shtepi, as krevat
S'me kane ngelur as lule per ditelindjen tende.

Te shkruaj mbi leter
ndersa ti si nje vreshte ne korrik fryhesh e lulezon.