Showing posts with label Poezi-Shqip. Show all posts
Showing posts with label Poezi-Shqip. Show all posts

Friday, 18 April 2008

Lamtumire-Hil Mosi

S'të ardhi pak liksh, "lamtumir" kur më the?!
S'vajtove ti ndofta atë çast që më le?!
Shpirti im se sa më le në mallëngjim!
M'u largove e ike lark atje në mërgim!

Fort lark ti ke ikur, fort lark po jeton,
Kto pyje këto male ti më s'i kujton?!
I harrove tinë të tëra ndofta sot?
S'i kujton si kundër i kujtonje një mot?

Do te me kujtosh- Dritero Agolli

Unë do shkruaj një libër me vjersha
Dhe ti do ta lexosh si relikë
Dhe duke qëruar patate të ardhura nga vjeshta
Gishtin do presësh me thikë.
Duke vënë gishtin në gojë,
Mua do më kujtosh në kuzhinë
Dhe do të thuash para dollapit të lyer me boje
Për pak e harrova ditëzinë!