
*perkthyer nga D.D.
12 shtator 1966
Ti u shfaqe në derë
në një fustan të kuq
për të më thënë se je zjarr
që digjet dhe rindizet.
Një gjëmb më shpoi
nga trëndafili yt i kuq
që të më thithje gishtin,
si të ishte yti, gjaku im.
Morrëm rrugën
që pret tërësinë
e kodrës së thepisur,
por prej shumë kohe
e dija që të vuash me besim kryeneç,
mosha për të fituar nuk llogaritet.
Ishte e hënë,
për të shtrënguar duart
dhe për të folur të lumtur
nuk gjendet strehë
në një kopësht të trishtë
të qytetit ndër ethe.
No comments:
Post a Comment