Monday, 7 April 2008

Homazh te madhit H.Claus

Femra ime, altari im pagan,
te cilin e luaj dhe e perkedhel me gishta drite,
pylli im i ri ne te cilin une dimeroj,
Shenja ime e semure, e papaster dhe e embel,
Te shkruaj frymen dhe trupin tend
mbi leter muzike te vijezuar.

E lehte ngjeshur me veshin tend te premtoj horoskope te reja
e te pregatis serish udhetime rreth botes
e per nje perkujtim ndonje madje dhe ne Austri

Por tek perendite dhe shenjat e horoskopit,
lumturia e perjeteshme lodhet aq shume,
e une s'kam as shtepi, as krevat
S'me kane ngelur as lule per ditelindjen tende.

Te shkruaj mbi leter
ndersa ti si nje vreshte ne korrik fryhesh e lulezon.

1 comment:

eni said...

OO SA E BUKUR! FLM MINERVA!