Poezia me e deshperuar
Mund të shkruaj vargjet më të trishta këtë natë.
Të shkruaj, për shëmbull:”Nata është yjësuar,
Dhe drithëruesit, të kaltrit yje, atje larg.
”Era e natës sillet në qiell dhe këndon.
Mund të shkruaj vargjet më të trishta këtë natë.
E doja, dhe ajo më donte nganjëherë gjithashtu.
Në netë si kjo e kisha ndër krahët e mia.
E puthja aq shumë herë nën qiellin e pafund.
Ajo më donte, dhe unë e doja nganjëherë gjithashtu.
E si të mos doja të tillë sy të mëdhenj tërheqës.
Mund të shkruaj vargjet më të trishta këtë natë.
Duke menduar që nuk e kam. Duke ndjerë që e humba.
Të dëgjoj natën e pamasë, më e pamasë pa të.
Vargjet bien mbi shpirtin si mbi barin vesa.
Po ç’rëndësi ka kur dashuria ime nuk mund ta ruante
Nata është yjësuar dhe ajo nuk është me mua.
Kjo është e gjitha. Së largu dikush këndon.
Atje larg..Shpirti im nuk ndjehet mirë se e humbi atë.
Si të jenë duke kërkuar sytë e mi vështrojnë për të.
Zemra ime vështron, por ajo nuk është me mua.
E njëjta natë që zbardhëllon të njëjtat pemë
Ne vetë, ata të atëhershmit, nuk jemi të njëjtët.
Më nuk e dua, është e qartë, por sa shumë e doja
Zëri im vështron për erën që të takojë veshin e saj.
E tjetrit. Do jetë e tjetrit. Si para puthjeve të mia.
Zëri i saj, trupi i saj i tejdukshëm. Sytë e saj të paskaj.
Unë nuk e dua, është e qartë, por mbase e dua.
Është kaq e shkurtër dashuria, dhe kaq i madh harrimi.
Sepse në netë si kjo e mbaja atë mes krahëve,
Shpirti im ndjehet keq që e ka humbur.
Megjithëse kjo është dhimbja e fundit që ajo me shkaktoi,
Dhe këto janë vargjet e fundit që unë ja shkruaj.
Humbem dhe kete mbremje
E humbem edhe kete mbremje
Askush nuk na pa te kapur per dore,
kur muzgu i kalter binte mbi bote.
Nga dritarja une pash’
lodrimin e perendimit mbi kodrat e largta.
E pastaj, si nje monedhe,
nje copez dielli u perndez ne duart e mia.
Te kujtova ty me shpirtin e ndrydhur,
me ate trishtimin qe ti ke njohur tek une.
Ku ishe ti ne ate kohe?
Me c’njerez? Cfare fjalesh u thoshe?
Oh, pse me ndodh keshtu: dashuria shperthen pernjeheresh,
kur jam I trishtuar dhe kur ti je larg?
Libri qe marr te lexoj mbremjeve, me ra nga duart,
dhe te kembet e mia, si nje qen i plagosur u rrotullua perendia.
Gjithnje, gjithnje sapo vjen mbremja ti iken,
Deri ku muzgu bredh duke tretur statujat.
Bukuritë natyrore të Tropojës
10 years ago
6 comments:
Ah Pablo Neruda i madh. Kete poezine e pare e kam lexuar dikur ne Anglisht, dhe me ka lene mbresa te thella.
Pablo Neruda mundohej te genjente vehten kur thoshte: "Megjithëse kjo është dhimbja e fundit që ajo me shkaktoi,
Dhe këto janë vargjet e fundit që unë ja shkruaj." Dhimbja prej dashurise nuk eshte nje process finit, sic eshte psh shkulja e nje dhembi te prishur. Ajo zgjat pa fund, dhe vetem transformohet e lehtesohet pak nga koha, po kjo nuk mund te arrihet lehte me nje komande per dike si Neruda, ti e une. :D (shef si te futa dhe ty e mua ne nje kallep me Neruden)
Kush i ka perkthyer ne shqip ka bere pune shume te mire.
/si ka mundesi qe te gjitha poezite ne kete blog i kendojne dashurise se humbur?
Its,
te te them te drejten s'kam menduar asnjehere qe dhimbja per nje dashuri te humbur eshte e pafundme. Ne dashuri s'ka humbje, njeriu qe meriton dashurine e nje tjetri vetem mundohet ta pasuroje, s'mundohet ta beje te humbase ne jete. E cdogje qe shkakton vuajtje s'mund te konsiderohet si dashuri por thjeshte si nje eksperience.
Deri tani kam postuar poezi qe pasqyrojne dhimbje obsesive, gati esktreme, pasi me pelqejne njerezit qe prekin dhunshem kufinjte e tyre shpirterore. Keto njerez rastesisht, ekstremet e tyre i kane prekur ne dhimbjen e dashurine.
P.s. Flm! You know why... :-)
Nga dritarja unë pash’
lodrimin e perëndimit mbi kodrat e largta.
E pastaj, si një monedhe,
një copëz dielli u prndez në duart e mia.
Mirë se të gjeta Minerva!
Kënaqësia më shtohet me praninë e ITS-it që nuk ngurron ti fshehë emocionet e tija përballë gjërave të bukura.... dhe ka vërtet shije të holla :).
Wow!
Më në fund ta gjeta blogun :)
Më pëlqyen poezitë e zgjedhura prej teje, vërtet klas fare...
Më pëlqyen dhe komentet (si gjithmonë) të ITS-it...
Më pëlqeu dhe prezantimi:"Pjese nga vetja, pasionet, endrrat dhe zhgenjimet ..."... ops, me thënë të drejtën ato pjesët që kishe treguar ;)... fantastike, por janë dhe ngelen vetëm "pjesë", dhe gjithsesi ngelen të tilla :)))
Shpresoj që të "zbulojmë" dhe 'anët' e tjera :)
Gjithë të mirat dhe tani që ta gjeta "shtëpinë" do të vij ndonjëherë për ndonjë kafe ;)
Edrus, Edrus, Edrus... e di qe me gezove shume kur te lexova? E di qe ajo fotoja jote te pasqyron shume mire si karakter? Pra i sinqerte dhe i gezuar. S'me ndodh shpesh te shoh njerez qe karakterin e mbajne te shkruar ne pamje te jashtme.
Ore, cuni, do na i lesh "pjeset" rehat? :D
Mire se erdhe. :-)
Absurde,
mire se erdhe dhe ti ne mesin tone. Gezohem qe ndajme pasionin e Nerudes.
Persa i perket ITS dhe shijes te holle te tije ah...ate se di une. Duhet pyetur ai vete :)
"Është kaq e shkurtër dashuria, dhe kaq i madh harrimi" - true!
Post a Comment