S'kujtoj dot, ndaj vuaj
Ku bashkë jemi takuar
Nga sytë e botës fshehur?
Mendohem për ti kujtuar
Si turisti ku ka shkelur.
Ku qemë kur ti ke qarë
Se dikush na pati parë?
Në ç’vit ishte, në ç’muaj?
S’kujtohem dot, ndaj vuaj.
Një vuajtje krejt të rrallë
Pa dhimbje por plot mall,
Që shket si krelë mbi sy,
Për ty, për ty, për ty.
Për ty që më dhe veten,
Thesarë që nuk preken,
Kur gjith’ ç’more nga mua
Ishin veç fjalët të dua.
Sa herë ti pata thënë
Nën diell e nën hënë,
Në shqip, në gjuhë të huaj?
S’kujtohem dot, ndaj vuaj.
Kujtoj veç herën e parë,
S’u fshehëm dhe s’ke qarë,
Kur sa më pe ti qeshe,
Vërtet mbaja qeleshe.
Ku u takuam zanë,
Këtu a në Tiranë?
Me ç’emër të të quaj?
S’kujtohem dot, ndaj vuaj.
Në vdekje
Të bëra mbrëmë për të qarë
S’të bëja dot të qeshje;
Se s’jam më Ylli i parë
Që thithje gjer në dehje.
Të bëra mbrëmë për të qarë,
S’të bëja dot të qeshje;
Bari përmbi më digjet zjarr,
Qëkur s’kanë rënë rreshje.
Të bëra mbrëmë për të qarë,
S’të bëja dot të qeshje;
Sapo shkela rrethin e parë,
Përjetë s’do kem prehje.
Të bëra mbrëmë për të qarë,
S’të bëja dot të qeshje;
Kujt qesh i thonë: i marrë
Dhe i ndërsejnë lehje.
Të bëra mbrëmë për të qarë,
S’të bëja dot të qeshje;
Por dua veç margaritarë
Ti kesh, shpirt, për veshje.
Të bëra mbrëmë për të qarë,
S’të bëja dot të qeshje;
Se lotët më janë tharë
Si kujtdo në vdekje.
Ti e di ku t’më gjesh
-1-
Më foli lehtas në vesh:
Ti e di ku t’më gjesh;
Unë brofa nga shtrati
Që ta kapja nga shtati....
Si një fllad prej ere
Ajo gjendej mbas dere
Dhe më tha: mos më ndiq!
Ti je krejt ... lakuriq.
Rrashë në gjunjë si murg,
Dhoma u kthye në burg;
Dashuri në hotel-
Aventurë që s’më vel.
-2-
Unë e di ku ta gjej
Puthje të fshehta ti rrëmbej,
E ta lus: a do të vish?
Të më lusë: më zhvish!
T’nis ta zhvesh me ngutje,
Të më veshë me puthje;
Gjumin e ëmbël kur fle
Fundin t’ja marr dhe t’ja fsheh.
Me aromën e atij shtati
Të largohem nga shtrati,
Ti flas lehtas në vesh:
Ti e di ku të më gjesh!
-3-
Unë i thashë: mos më ndiq!
Ti je krejt ... lakuriq.
Por ajo si fllad ere
Rendi e më puthi mbas dere.
Fluturat s’kanë moshë
Si flutur në shi, e tejdukshme, e lagur
Do të jesh ti bukuroshe e plakur,
Kush të la do të kujtojë i penduar
Hirin plot ngjyra që i le në duar.
Sa donte të të mbante!
Ah, sa donte!Pr sa më shumë me ty të fluturonte!
I menduar do të thotë, të më besosh:
Djemtë plaken, fluturat s’kanë moshë.
Pa një fshikëz loti ashtu dalngadalë
Gjethit të syrit do ti varet kur të dalë,
Gishtat do të zgjatë, por s’do mund ta prekë
Dora do ti thahet si në vjeshtë një degë.
Dhe ti do të shkasësh nga fshikëza e lotit,
Buzën do t’ja puthësh siç ja puthje motit;
Askush s’do ta besojë: ç’ka ngjau? ç’po ngjan?
I vdekuri i vdekur me lotë po qan!?
Mos eja këtu e dashur!
Vetëm gjendem në Currila
Heshtje në plazh dhe në vila.
Shpinë mbështetur tek pisha
Si atëhere kur të kisha.
Aty ku gdhendëm dy emra
Dhe për emblemë një ... zemra.
Tek shihnim anijet në radhë
Të hynin e dilnin me mall
Dhe e shoqëronim pa zë
Derisa larg tretej ndonjë... në ujrat ndërkombëtare
me sy që shndrisnin si fare.
Të strukur edhe të mjerë
Si dy zogj me krah të prerë
Që mëkohen me dashuri
Për fluturimin në liri.
Mos eja këtu e dashur!
Koha lëvoren ka plasur;
Unë ika nga currilat
Nga heshtja, plazhi dhe vilat.
A të kam thënë sot se të dua?
për të³
Këtë mbasdite ti je shumë vonë.
Makina ime ndaloi dhe u parkua,
Shoferi i saj strehërënë qetë-qetë
Dorezat hoqi dhe i menduar u largua.
Makina ime e zezë ndaloi dhe u parkua;
Unë mbrapa lashë veç një gur mbi krye
Ta lëmosh me dorë, a puthësh o grua
E dashuruar me një nga të rënët yje.
E doja zemrën tënde të ishte e madhe
Të më mbante brenda gjithë dashurinë
Por bota është përmbys kësaj radhe,
Një zemër e vogël mban më pak hidhërim.
Që pranë të më rrije nuk do të doja;
Unë s’do të të thosha dot asnjë fjalë
As për një të dua s’do më hapej goja
Dhe sikur lotë të më binin mbi ballë.
S’do të të bëja as të zakonshmen pyetje:
“A të kam thënë sot se të dua?”P
ërhumbur në kush do kish më vuajtje
Unë pa ty apo ti pa mua.
Ti je vonë, shumë vonë.
Unë ikaDhe s’mund ta di në ika për më mirë,
Por si në fund të fjalisë kur vihen tre pika
Ne kurrë s’i thamë njëri-tjetrit lamtumirë.
Paçka se s’do të bezaj dot as jo as po
Përsërite atë pyetje një herë kur të vish
Pastaj secilën nga përgjigjet mendo
Por thuamë si të thoja: Të dua! – sërish.
Bukuritë natyrore të Tropojës
10 years ago
4 comments:
Pershendetje,
ke te drejte. Ai qe i ka shkruar eshte mjeshter i gjuhes Shqipe, luan me te si asnje tjeter. Mgjth te shkruash nuk eshte vetem te vesh ca fjale ne rime, te shkruash do thote te arrish te parafrazosh ndjenjat ne fjale, e shkrimtari ne fjale, ia arrin si asnje shkrimtar tjeter qe kam lexuar.
Shkrimtare si ky me bejne te besoj serish ne shkrimtaret shqipetar.
Gezohem qe te pelqyen, do sjell dhe ca te tjera.
Me ne fund gjeta nje moment qetesie nga cmenduria e jetes se perditshme, per te shijuar keto poezi. Tani me zuri melankolia. Nuk ka teme qe ti jete kenduar me shume se dashurise se humbur, dhe prape njerezit gjejne menyra te reja origjinale per te shprehur dhimbjen e tyre. Ai qe i ka shkruar keto poezi eshte njeri me bote te madhe, dhe ajo qe ka humbur ja ka pasuruar goxha shpirtin...
Ciao,
;-)
Për ty që më dhe veten,
Thesarë që nuk preken,
Kur gjith’ ç’more nga mua
Ishin veç fjalët të dua.
Sa herë ti pata thënë
Nën diell e nën hënë,
Në shqip, në gjuhë të huaj?
S’kujtohem dot, ndaj vuaj.
Kujtoj veç herën e parë,
S’u fshehëm dhe s’ke qarë,
Kur sa më pe ti qeshe,
Vërtet mbaja qeleshe.
mrekulli e vertete keto vargje por me mrekulli eshte ajo qe i ka sjellur ketu.trishtimi qe percjellin me ndjenjen e harreses eshte i papershkrueshem.flm qe i solle ketu,flori.
Post a Comment