Saturday, 17 November 2007

Ismail Kadare

NË KOHËN KUR TË DESHA

Në kohën kur të desha
Mendimet për ty më mbulonin natë e ditë,
Ashtu si Vezuvi që me hirin e tij
Mbulonte Pompeun me periferitë.
Por koha shkoi
Tani llava e ftohur
Plehëron të gjatat rreshta të të mbjellave,
Ndërsa mendimet për ty
Plehërojnë rreshta poezish të kthjellëta.

PRITJA

Telefoni po merr nje sy gjume para ardhjes sate
Abazhuret varen te heshtur mbi pritjen

Perbindeshat mbi qilimin e dhomes dremitin te qete
Ora kaloi
Ti u vonove
Drita e abazhureve u be e keqe
Si i vrare telefoni ka rene permbys e s’merr fryme
Tani perbindeshat filluan te levizin
Ja, po zgjohen me leshra te kerleshura mbi qilim

Ti do vish patjeter te qetesosh gjithcka




Mall

Ca pika shiu rane mbi qelq
Per ty une befas ndjeva mall
Jetojme te dy ne njejtin qytet
Dhe sa rralle shihemi sa rralle...

Dhe mu duk pak e cuditshme
Si erdhi kjo vjesht ky mengjes
Qiejt e ngrysyr pa lejleke
Dhe shirat pa ylber ne mes.

Dhe thenia e vjeter e Heraklitit
Sec mu kujtua sot per dreq
"Te zgjuarit jane bashke ne kete bote
Kurse te fjeturit jane vec
"Ne c'enderr kemi rene kaq keq

Qe dot s'po zgjohemi valle?...
Ca pika shiu rane mbi qelq
Dhe une per ty sec ndjeva mall.


Ti qave

Ti qave dhe me the me zë te ulet
Se une te trajtoja si prostitute.
Atehere loteve te tu s'ua vura veshin
Te desha, pa ditur se te desha.

Vec nje mengjes te befte kur u gdhiva
Pa ty dhe bota krejt e zbrazet m'u duk,
Atehere kuptova c'kisha humbur,
C'kisha fituar kuptova gjithashtu.

Me rrezellinte si smerald merzitja,
Dhe lumturia ngrysej si nje muzg me re...
Nuk dija ke te zgjidhja nga te dyja
Sepse seicila m'e bukur se tjetra qe.

Se ish i tille ky koleksion bizhush
Qe drite e terr leshonte njekohesisht,
Qe njeqindfish etjen per jeten shtonte,
Por dhe qe vdekjen ndillte njeqindfish

Kristal

Ka kohe qe s'shihemi dhe ndiej
Si te harroj un' dalngadal,
Si vdes tek une kujtimi yt
Si vdesin floket dhe gjithcka

Tani kerkoj une posht' e lart
Nje vend ku ty te te leshoj.
Nje strofe a note a nje brilant
Ku te te le, te puth, te shkoj.

Ne s'te pranofte asnje varr
Asnje mermer a morg-kristal.
Mos duhet vall' prap te te mbart
Gjysem te vdekur, gjysme te gjalle?

Ne s'gjetsha hon ku te te hedh
Te gjej nje fushe a nje lulnaje
Ku butesisht porsi polen
Gjithkund, gjithkund te te shperndaj.

Te te mashtroj ndoshta keshtu
Dhe te te puth e t' ik pa kthim
Dhe nuk do te dime as ne, askush
Harrimi ish ky, a s'ish harrim.

2 comments:

belle_fleur said...

Kjo poezi e Kadarese eshte fantastike! Rrofsh qe e solle ne blogun tend.

p.s. mireserdhe ne blog!

Minerva said...

Kadare eshte nje nga te preferuarit e mi ne Shqip. Kjo dhe ne saje te prinderve te mi qe, edhepse me mijera km larg Shqiperise, vazhdojne te kene ne shtepi gjitha veprat e tija.

Flm per mire se ardhjen. Mire se hyre ne nje pjese te botes time :-)