Sunday, 4 May 2008

Robert Burns

*Perkthimi nga D.D.

Lamtumirë për Elizën

Nga ty, Eliza, duhet të iki
dhe nga bregu im amtar;
fati mizor mes nesh ngriti
oshëtimën e oqeanit të paanë:
Por oqeanet e paanë, që gjërë oshëtijnë,
mes dashurisë dhe meje,
kurrë, kurrë nuk mund të ndajnë
zemrën dhe shpirtin tim prej teje.

Lamtumirë, lamtumirë, e shtrenjtë Elizë,
vasha ime e adhuruar!
Në veshin tim një parandjenjë bën zë,
ne ndahemi, më, për të mos u takuar!
Por rrahja e fundit që del nga zemra,
Kur Vdekja pranë rri fitimtare,-
Ajo rrahje, Eliza, është tëndja,
tëndja dhe fryma e fundit fare!

LAMTUMIRE

E dashur, leri oret e ndarjes te pikojne vetmine mbi ne,
le te numerojme castet e humbura te vetem
dhe shpirtrat le ta kuptojne nese gjeten
tek njeri-tjetri ndonjehere strehe...

...Pra, le te endet dhimbja ne shpirtrat tane egoist,
le te thyhet amalgami i fundit qe na bashkon !
Ti mos qesh kur te me shohesh duke qare si femije
sepse dashuria e patrembur burrerine e rrezon !

Lamtumire...lamtumire e dashur
tani pas po shkoj te numeroj oret e lumtura bashke,
po shkoj te numeroj puthjet e permalluara
kohen time askush nuk do ta vras !

Vec ca puthje do vjedh per buzet e deshperuara
...Sigurisht ti ne nje zjarr tjeter je duke u ngrohur
ne nje zjarr perkedhelish qe trupin ta ftoh
por gjithsesi une te fal, te fal kur ti mizorisht vetveten lendon

Heshtja le ti thyeje dyert e harrimit
qe kujtimet me ty mos ti harroj asnjehere...
Me uisky le te dehem ta pi vetmin e gjate
Te cirrem, te uleras, te mallkoj.....Lamtumire prape...


TI ME KE BRAKTISUR XHENI
Ti me ke braktisur Xheni,
ti me ke braktisur.
Pergjithmone braktisur Xheni
pergjithmone braktisur.

Me ke tallur shume djale
Mendjen ma ke prishur...
Thoshe"gjer ne varr" me fjale Xheni,
Po me ke braktisur.

Bashke ne me s'do jemi Xheni
Bashke ne me s'do jemi !
Asnjehere ne jete Xheni,
Bashke ne me s'do jemi !

Vrap ju mortje me rrembeni
dhe te fle perjete...
shpejt ju engjej me merrni
ti mbyll syte e shkrete,
Xheni ti mbyll syte e shkrete....




Para ndarjes

Po shkoj,Eliza ne mergim,
se vendi nuk me mban,
dhe fatin tend,dhe fatin tim,
i ndan nje oqean.


E rende ndarja sa nje mal,
nje mal qe nuk ka shok!
Po s'ndahen zemrat mbushur mall,
kur jane shkrire tok!


Ne vendin tim e lumtur mbeç,
thesari im,thesar!
Me vjen nje ze nga larg ne vesh
ti s'kthehesh o qyqar!


Shtrengimi i dores sate vjen,
me mua ne udhetim,
trokitja e zemres sime ngel
me ty ne vendin tim!


Mbishkrim drejtuar një artisti


I dashur_____, po të jap ca këshilla,
pa dashur që të bëj të keqin:
ti s'duhet të pikturosh më ëngjëllusha
por provo dhe pikturo dreqin.

Ti pikturosh Ëngjëllit gudulisjen boshe,
me Nick-un*, rrezik ka pak fare:
do vizatosh kollaj një fytyrë gjatoshe,
por jo dhe aq të papame.

*Nick - Djalli

10 comments:

R.SH. said...
This comment has been removed by a blog administrator.
Anonymous said...
This comment has been removed by a blog administrator.
R.SH. said...
This comment has been removed by a blog administrator.
Anonymous said...
This comment has been removed by a blog administrator.
R.SH. said...
This comment has been removed by a blog administrator.
Anonymous said...
This comment has been removed by a blog administrator.
R.SH. said...
This comment has been removed by a blog administrator.
Minerva said...
This comment has been removed by the author.
Agobooks said...

Kisha kohë pa kaluar po, me arsye me arsye!
Gjithë të mirat e të jenë të shkuara të harruara.
Bërnsi, është një mënyrë e ëmbël shërimi.Si një melhem i imtë që prek e nuk vret.
Të përshëndes sinqerisht!

Minerva said...

N.Ago,
mire se rierdhe."E c'rendesi ka mungesa?Rendesi ka rikthimi"-do thoshte im ate :-)

Burns...ka qene nje nga te preferuarit e mi ne kohera.

Flm per fjalet.

Respektet e mija!