
*Mbreme kalova naten duke lexuar kete liber qe me kishte dhuruar nje mik i imi. Kam perkthyer nje fragment.Libri eshte poashtu fitues i The 1999 Booker Prize.
Per nje mashkull te moshes te tije, 52 vjeç, i divorcuar, ai i ka, sipas mendjes te tije, zgjedhur goxha mire problemet e seksit. Cdo te enjte mbasdite ai shkon ne Green Point. Fiks ne oren 14:00 ai i bie ziles te hyrjes ne Windsor Mansions, thote emrin e tije, dhe hyn brenda.Ne deren No.133 Soraya e pret ne dere. Ai futet direkt ne dhomen e gjumit, e cila ka nje arome te kendeshme dhe eshte e ndricuar lehte, dhe zhvishet. Soraya del nga banjoja, rreshqet rroben e saje nga trupi, gjarperohet ne krevat."Te kam munguar?"e pyet ajo."Me mungon perhere"., i pergjigjet ai. Ai i perkedhel trupin e saje cokollate-mjalte, i pashenuar nga dielli; ai e shpin, i puth gjoksin; ato bejne dashuri.
Soraya eshte e gjate, e dobet, me floke te zinj,sy te ujosur. Teknikisht mund te ishte i ati; por pastaj, teknikisht, nje njeri mund te behet baba qe 12 vjeç. Ajo ka qene pjese e librave te tije per me teper se nje vit; ai i permbush deshirat e tija. Ne shkretetiren e javore dita e enjte eshte kthyer ne oazin e luxe et volupté.
Ne krevat ajo nuk e tepron me ekspresivitetin emocional. Ajo ka nje karakter te qete, te qete dhe te zbutur. Ne opinionet e saja te pergjitheshme ajo eshte cuditerisht shume moraliste. Ofendohet kur turistet dalin topless ne plazhe publike; ajo eshte e mendimit qe vagabondet duhet te kapen dhe te detyrohen te pastrojne rruget. Sesi ajo pajton opinionet e saja me "biznesin" nuk e pyet. Sepse ai perjeton kenaqesi nga ajo, sepse kenaqesia e tije eshte e padeshtueshme, atij i eshte rritur nje ndjenje kenaqesie gradualisht per te. Deri ne njefare pike ai mendon qe kjo ndjenje eshte reciproke.Ngrohtesia mund te mos jete dashuri, per te pakten jane kusherinj. Duke pare fillimin jo-premtues, ata kane qene me fat, ata te dy: ai qe ka gjetur ate, ajo qe ka gjetur ate.
Ndjenjat e tija jane, ai eshte koshiente per kete, te mjaftueshme. Sidoqofte ai nuk pushon se shtrenguari ato ndjenja.
Per nje takim 90 minutesh ai i paguan R400, shume nga e cila gjysma i shkon Eskortes Diskrete. Gjynah qe Eskorta Diskrete mban aq shume para per vete. Por ato pronesojne No.113 dhe apartamentet e tjera ne Windsor Mansion, ne njefare kuptimi ato pronesojne dhe Soraya, kete pjese te sajen, kete funksion.
(...)
Ai eshte duke u kthyer ne shtepi te premten ne darke, duke marre rrugen e gjate neper kopeshtet e universitetit te vjeter, kur ven re nje nga studentet e tija. Quhet Melanie Isaacs, nga kursi i tije i Romantikes. Jo studentja e tije me e mire por as me e keqja: e zgjuar aq sa mjafton, por e pa-aplikuar.
(...) Ai e prek ate serish.' Po te ftoj te besh dicka te pashpirte' ai i thote,'Qendro.Po te ftoj te kalosh naten me mua.'
Ajo e shikon me syte mbi kupen e kafese.'Pse?'
'Sepse e ke detyrim.'
'Pse do duhej?'
'Pse?Sepse bukuria e nje femre s'i perket vetem asaj. Eshte pjese e bollekut qe ajo sjell ne kete bote. Ajo ka detyre t'a ndaje me te tjere.'
Dora e tije vazhdon te jete ne faqen e saje. Ajo nuk largohet, por as nuk aprovon.
'Po sikur ajo te ishte duke e ndare ate bukuri?' Ne zerin e saje ka gjurme mungese fryme. Eksituese, perhere, qe t'i vardisesh: eksituese, kenaqese.
'Atehere do duhej t'a shperndante ne nje territor me te gjere'.
(...)
Ai e merr ne pjesen e prapme te shtepise. Ne dyshemet e dhomes te ndenjes, pergjate zhurmes te shiut qe perplaset per xhamat e dritareve, ai i ben dashuri. Trupi i saje eshte i qarte, i thjeshte, ne menyren e tije perfekt; edhepse ajo eshte pasive pergjate aktit, atij i duket i kenaqshem akti, aq i kenaqshem qe ne klimaksin e tije perfundon ne nje gjysem humbje ndjenjash.
Kur ai zgjohet shiu ka pushuar. Vajza eshte nen trupin e tije, syte e saje te mbyllur, duart mbi koken e saje, nje ngrysje e lehte ne fytyre. Duart e tija jane nen trikon e saje, ne gjoks. Corapet e saja dhe mbathjet jane ne nje grumbull mbi dysheme: pantallonat e tija jane perreth kyçeve. Mbas stuhise, mendon ai: direkt ne George Grosz.
(...)
'Professor Lurie? Kemi folur ne telefon bashke. Jam Isaacs.'
'Po. Si jeni?Shkojme ne zyren time?'
'S'do jete e nevojshme'(...)
' Ne ju besojme femijet tone ne duart tuaja njerez. Nese s'mund te besojme universitetin, ke mund te besojme atehere? S'kemi menduar ndonjehere qe po conim vajzen tone ne nje fole viperash. Jo, profesor Lurie, ju mund te jeni i larte dhe i plotfuqishem dhe mund te keni shume lloje gradash, por ne vendin tuaj do kisha turp nga vetja, keshtu qe Zot ndihmome. Nese gabohem ne ate cfare mendoj, tani eshte mundesia juaj t'a thoni, por s'besoj qe gabohem, mund t'a shoh ne fytyren tuaj.'
3 comments:
Bukur dhe përgëzime për durimin!
Minerva,
të përgëzoj dhe unë për durimin dhe pasionin. Nuk e di nëse jeton në Shqipëri, por mesa mbaj mend unë, libri "Disgrace" është përkthyer dhe botuar dhe në shqip, si "Turpi", nga e njëjta shtëpi botuese që ka botuar dhe Dritanin (gomarin_ateist), shiko këtu.
Nga ana tjetër, si u ndjeve kur e lexove librin? Unë për vete nuk kam fjetur dot, aq shumë më ka tronditur.
Mire se erdhet, zonje.
Persa i perket"disgrace",se dija qe ishte perkthyer ne Shqip, madje se prisja pasi s'eshte novele aq e vjeter, e botuar ne 1999. Plus, e verteta eshte qe mua me pelqen t'i lexoj ne gjuhen e tyre origjine, ka ca nuanca linguistike qe mund te shprehen vetem ne ca gjuhe te caktuara. Jo s'jetoj ne Shqiperi, qe para adoleshences time familja ka emigruar dhe per fat te keq kam qene vetem 3 here.
Si jam ndjere? Te te them te drejten jam ndjere sh. e intriguar nga evolucioni i personazhit kryesor. Miku im po me thoshte qe ishte ndjere keq nga perdhunimi etj. por une cuditerisht s'arrija te ndieja aq sh. empati per Lucy sa per David; kjo ecte me mendjen ne jete qe te integrohesh pa marre parasysh asgje tj. E mua nje attitude e tille ne jete s'me terheq, aq me pak me terheq dorezimi i rehatshem.
N.Ago, flm :)
Post a Comment