
Dëshirë
Vetëm zemra jote e zjarrtë,
Dhe asgjë më.
Parajsa ime një fushim
Pa bilbila
Dhe lira,
Me një lumë ujpakë
Dhe një burim.
Pa shpimet e erës
Përmbi degë,
As yllin që do
Të bjerë gjeth.
Një dritë e pamatë
Që ishte
Me ndriçuese
Se tjetra,
Dhe një fushim
Yjësish të thyera.
Një prehje e qartë
Dhe atje puthjet tona,
Tingujt zanorë
Të jehonës,
Përhapen aq larg.
Dhe zemra jote e zjarrtë
Asgjë më.
Perkthyer nga D.D*
No comments:
Post a Comment