Ti qe gjithmone me mua ishe dy, dhe prape njesuar, po kurre bir vetmie. Do te heshtesh, ti qe aq pak flisje dhe heshtjet i krisje ti qe i kishe fjalet si guaska te rralla, qe m’u desh aq rruge te eci per ti gjetur, do te heshtesh ti,qe aq shume te desha, Do te kthehesh ne nje burre si mijera (kurre nuk mbaron argateria se ngreni burra.) Do te heshtesh.Do te cohesh.Do te ikesh qe andej, krahthyer drejt gojes se argaterise do t’ikesh duke tu zvogluar trupi,shpatullat ne largesi. (Pika me rafte sa fort ti desha shpatullat!)
Kryeveper eshte heshtja qe me mbeshtjell ne oret e vona. Kryeveper eshte distanca. Kryeveper deshtarake eshte xhelozia ne syte e nje gjysem femre. Kryeveper eshte prostitucioni i nje 1/3 mashkulli. Kryeveper eshte pasiguria njerezore. Kryevepra jane veprimet qe shkaktojne pasigurite. Kryeveper eshte siperfaqesia shqipetare. Kryeveper eshte sistemi vlera-anti-vlera qe ushqen memebalta. Kryeveper jane thurjet e tregimeve te darkes per bytheperdridhjet e kurves te dites. Kryeveper jane zgerdhirjet plot hipokrizi. Kryeveper je ti, gjysem-femer, qe gerryen veten ne nje sistem krahasimesh. Kryeveper eshte mundimi yt,'mik', per te fshehur cdo deshire ndaj meje. Kryeveper jam une qe ju jap iluzionin e mirebesimit. Kryeveper eshte aborti i cdo deshire per te shfaqur hapur ate qe njeriu eshte vertete. Kryevepra jane mundimet mikroskopike per te mbuluar nen vellon e alegorise veprimet tuaja te pista qe s'do keni kurre guximin t'ju perballoni pasojat. Kryeveper eshte pakti juaj me dy-fytyresine. Kryeveper jane madje dhe syte e etur te tute, i dashur lexues, ne kerkim te nje kocke per te ushqyer veten ne shpenzimet e mija.
"Puna e karabushit nuk me zemeroi, vecse me kujtoi eren e qepes. Ka njerez qe, ne vend qe te te thone me perkedheli "Ku je, shpirt", te thone po me perkedheli "Ku je, gomar!" Pas kesaj me bashkebiseduesin duhet te puthesh buze me buze. Nuk ke ç'i ben: nje takimi shqiptaresh u kane mbetur edhe zakone te tilla, ndoshta qe te dallohen mes evropianeve. Keshtu eshte edhe puna jone qe vijme nga fshati: edhe gjysme shekulli te kemi ne qytet, sapo erret, na kujtohet gjumi dhe, ne na ftofshin ne nje banket me gjithe te mirat, na hahet s'na hahet, ne do te shohim se ku eshte buka. Thirrja e te pareve eshte fort e pranishme!"
Ditet e mija kaplohen nga lodhja, cinizmi dhe cmenduria por kur ato mbarojne, darkat e mija mbyten ne te qeshura. Kam bere shume gjera, kam pare teper por serish me raste vazhdoj te me duket sikur pjesen me te mire s'e kam jetuar akoma. Koha eshte nje gjarper qe kafshon bishtin e tije. S'e kam kuptuar akoma nese po pres momentin e duhur apo thjeshte fundin e kesaj historie. Keshtu qe...ne kerkim konstant frymezimi, mundohem te jetoj nje jete te plote, duke iu ikur klisheve, duke anashkaluar trendet sociale. Nderkohe, jetoj, dashuroj, qeshi, qaj. -Minerva