Saturday, 26 January 2008

Citimi i dites

"lt is easier
to forgive an enemy
than to forgive a friend.


The man who permits you
to injure him
deserves your vengeance.
He also will receive it."

Wednesday, 9 January 2008

" A e kam dashur sa duhet...?" Letra nga Petro Marko

Nga një kënd i dheut!


Vetëm një gjë kam frikë: a do të mundem unë të shpreh një pjesë të dashurisë sime për Safolinën time, për Lirinë, për Jetën, për Lumturinë? Se të them të vërtetën: vullkan më është bërë Dashuria, për goçen time! Në orët e agonisë, në çastet kur Mortja më rrinte pranë dhe më kërciste dhëmbët e saj duke më tallur “I mjeri ti! A je gati? Ja edhe pak çaste dhe mbarove!... Unë ekzaminoja me qetësoi ndërgjegjen time dhe thoshja: “A e kam dashur sa duhet goçen time? A e kam përkëdhelur dhe a i kam dhënë ndopak lumturi me nisjen e romanit tim që po mbaron me një dramë nga më të ngjethshmit e jetës? Sytë e goçes sime më shikonin dhe më depërtonin gjer në palcën e fuqive të mia të pakta që kishin mbetur… më shikonin dhe më shikonin or’ e çast, pastaj ktheheshim me kërcënim drejt Mortjes që më rrinte pranë: Ah se ç’duel midis syve të jetës dhe syve të mortjes! “Mortja thosh: unë e dua më fort se ty! Dhe do ta marrë! Shikoje se si e kanë katandisur! Tani më përket mua!”. Dhe fuqia e syve të jetës, syve të ëmbla dhe të fuqishme të goçes sime thoshin: “Asgjë, asnjë fuqi në botë, as edhe ti o mortje nuk do t’arrish të ma marrësh se e kam timen, unë jam ay dhe ay është unë! Nuk e sheh se me mua rron! Nuk e sheh se si flet me mua! Asgjë nuk e ndalon të rroj me mua! As hekurat, as torturat, as uria, as etja, as zjarri që e djeg trupin... as edhe kërcënimi yt… Shikoje! Ti sa ditë ke që i rri pranë, po ay rron për mua dhe me mua! Ik o Mortje, e mos e lodh kot, ndonjë ditë eja të na marrësh të dy se kështu, po vetëm kërmat tona se Dashuria dhe zemra dhe shpirti ynë do të mbetet me shekuj si një kushtrim kundër teje dhe agjentëve të tu, do të oshtijë në hapësirën e çdo gjenerate si një mallkim kundër teje dhe armatës s’ate të zezë dhe ahere miliona sy, sy si të miat, sy –Dashurie jete, lirie, krijimi dhe lumturie do ta ndriçojnë, jo vetëm këtë kënt të dheut, por tërë dhenë me tërë shekujt... atëherë do ta votojë flamuri i përjetësisë së Dashurisë dhe mbretëria jote do të ketë marrë funt!Të gjithë kanë kënduar Dashurinë! Unë vet kam thur në dy vargje te “Horizonti në kuletë!, gjersa të fryjë era e jetës do të çalojë Flamuri i Dashurisë!”. Po tani vjen pyetja: A ka fryrë era jetës për mua në këto biruca, në këto hekura e tortura për 19 muaj duke patur vdekjen pranë?- Po! PO, o ylli im! Si ti më ke qenë më pranë! Ti pate fuqi më të madhe se Mortja! Se këtë nuk e dija kurrë! Dhe po të mos kish ngjarë kjo tragjedi, nuk do ta dija kurrë! Prandaj ta shkruaj. Po ti ç’do të bësh tani! Përgjigje nuk do të marr se jeta ime akoma pak orë ka! Pastaj!! Pastaj!! Ti ç’do të bësh? Ah, sa dua ta di! Pastaj të vdes i qetë! Ti çdo bëhesh!... pa shih këtu bëhem hipokrit dhe nuk guxoj të të pyes (Sa keq! Unë kurrë s’të kam fshehur gjë! Thonë disa se nuk thuhen të gjitha, se ka edhe ca gjëra që nuk thuhen. Jo unë jam i çmendur, sidomos tani që jam bërë skelet. Ti ç’do të bësh? Do të mbash disa ditë, javë, orë, muaj zi… pastaj do të përkëdhelesh nga duar të tjera! Jam i lik! Jam shumë i lik që mejtoj kështu! Unë mbarova! Tani vojtjet dhe torturat më kanë bërë si kafshë! Po vetëm Dashuria jote më mban! Ajo më ka bërë jetën të ëmbël në këtë skëterrë që nuk përshkruhet dot! Ja një zbulim i vërtetë! Sa e fortë është dashuria! Më parë kur torturohesha thosha: jam një hero! Populli e di që vuaj! Vuaj për të! Luftoj për lirinë! Më rrahin xhelatët! Më mbysin njerëzit e errësirës? Po jam një hero! …Po tani? Tani një tjetër fuqi më e madhe, një fuqi mbinjerëzore më mban të gjallë dhe më bën hero kundër vdekjes, kundër gënjeshtrës: Dashuria jote! Ah sa i lumtur që jam! Se e di që ti më Dashuron! Prandaj të dua……


Bisedime me Safolinën-Takimi i parë

Shekuj a çaste kanë kaluar, këtë nuk ësht’ë e mundur ta përcaktoj! Po vetëm një gjë është e vërtetë që unë digjem nga malli, sa them shumë herë “mor po ta shoh një herë, pastaj le të vdesë!” se merr me ment: or’ e çast - për kaqë shekuj të qaj, e të qesh me ty dhe tërë këjo jetë lark teje, vetëm në fantazi, vetëm duke përsëritur e ripërsëritur çapat që këmbët tona linin në hapësirën e bardhë të një lumturie që jetonim, po që nuk çmonim! “Ta shoh një çikë, pakëz ti shoh sytë e saj, për së gjalli! A do ta kem këtë fat?” - Se tërë forca e dëshirave të mia e ëndrrave të mia të fundit përsërisnin or’e çast: “Ta shikoj edhe një herë para se të vdes!”. …Unë dua të të shoh një herë, vetëm një herë - me kusht që ti të mos më shikosh mua - se e di që duke të parë ty do të kuptoj më mirë se sa e dhembshur është jeta, sa e shtrenjtë është jeta, sa e shenjtë, madhështore, hyjnore… është jeta! Sa vlen jeta! Sa kuptim ka jeta! Sa fuqi dhe ç’burim është Jeta! Se vetëm syt e ty shkruhen dhe llamburitin ligjet e fuqishne të Jetës… dhe këtë ta them duke u betuar në llahtarin e ëmbël dhe të tmerrshme të valles që zemra ime kërcen në hapësirën e kësaj ndarje tragjike - që vet e ty, forca e tyre dhe kushtrimi i tyre më thoshin: “Jeto!”. PO ç’e do! Të jetosh me shekuj lark syve të tu, thoshin disa se me distancën e kohës humbite dhe fuqia magjike që kërcënon dëshpërimin dhe mortjen! Dhe ja ku po ta them: këjo nuk është e vërtetë! E vërteta është se duke u ndritur me shekuj prej syve të tu, drita e tyre, përdita shtohet e shtohet sa arrin që të shkrijë hekura dhe errësirë dhe çdo gjë që prek e shoh të më duket: Jetë! Mjerë ata që nuk drejtohen nga sy të tillë! Dhe isha i lumtur dhe isha i mjerë! Se unë nuk desha të çkëputesha nga syt e ty! Syt e tu më kanë puthur me ëmbëlsinë dhe nanurisjen e syve të tu! Po unë desha t’i shikoja edhe një herë! Edhe një herë! Çdo njeri para se të shuhet nga lista e të gjallëvet ka të drejtë të kërkoj diçka… (është një traditë që meriton të përmendet! Po si?....Kalonin dit’ e netë! Çaste dhe shekuj!“Ah ta shihja është njëherë! Ta shikoja pakëz…!”…dhe nëse do të ketë njerëz dhe ka që thonë: “E ç’kuptim ka plotësoç një dëshirë, kurse çdo gjë ka marrë fund?! “Unë këtyre u përgjigjem: “E ç’kuptim ka për ju jeta kurse nuk e jetoni?”. Ose edhe: “Ç’kuptim ka për ju vdekja, kurse nuk kini jetuar?” e di: kalojnë ditë dhe kalojnë netë dhe gjithnjë digjem e përvëlohem të dëgjoj një herë zërin tënt! Se zëri yt është kënga e Jetës, është sinfomia e ëndrrave të mia! Po ç’e do! Kalojnë muaj dhe vjetë dhe shekuj! Ti tani flet e she, e punon, e ëndërron… Siç flasin burimet maleve, siç shohin yjt e qiellit, siç punon zemëra e Botës, siç është agimi i jetës... dhe unë këtu pas pulsin e frymës sate se nën rithmin e tij akoma e mbaj lart flamurin e Jetës! “Të të shoh edhe një herë, po pastaj le të vdes!” se kam frikë që nuk do të tretem po s’të pash edhe një herë. E di o Safolina ime, se forca e Dashurisë s’matet as me lotët, as me këngët, as me trimërit e rrëmbimeve… po me numrin dhe dragën e lenteve të syve që dashurohen, bile edhe me ngjyrën e tyre. Ja, për shembull, se ç’janë për mua sytë e tu: ato s’madhojnë edhe rrudhat më të holla të ballit të Jetës. Ato ndriçojnë edhe palcën e errësirës, ato shkurtojnë dhe trevat ku ra ç’katërrimi, ato çdo gjejë i japin ngjyrën e krijimit… ato s’busin, pajtojnë, ëndërrojnë... të bëjnë të jeç krenar që je njeri dhe të drejtojnë për në brigjet e Triumfit të Jetës! Me ato sy pashë horizonte të pakufishme mijëra-ngjyrash, mijëra-agimesh, mijëra-shpresash, mijëra-tingujsh!... ah dhe për këtë unë sa dëshiroj t’i shoh edhe një herë, se me to unë do të shoh bukurin’e fundit të kësaj toke të bikur, me to unë do të shohë për herën e fundit ngjyrat e jetës që thonë: “Sa yj fshihen akoma, sa lule fshihen akoma! Dhe ti sa gjurmë të bukura munt të lije me këtë arenë të pasosur të krijimit!” dhe ja! Një ditë prilli- pas afro një viti- Ti me sefer-taset në dorë, ishe në derën e burgut dhe unë nga cepi, nga një cep i vogël i dritares përkundruall derës së oborrit, të PASH! TE PASH! TE PASH!.... PASH SAFOLINEN TIME! Dhe gjaku, dhe fryma dhe JETA nisi të marrë mijëra tinguj e mijëra ngjyra! Tinguj që këndonin hymne malli e dëshire, gëzimi e dëshpërimi - tinguj Dashurie! Ngjyra që hekurat i bënin lule, muret i bënin qiej të pafunt dhe çimenton oqeane! Ngjyra që çdo gjëje i veshnin me petkun e ëmbël të dashurisë! Dhe unë TE PASH! Ti qëndroje kokë-ulur! Ti shikoje brenda dhe sytë të depërtonin mure dhe hekura dhe unë nëpërmjet tyre NISA PRAPË TË SHIKOJA JETËN! Dhe kështu 23 prilli 1948 u bë edhe kjo një datë e shënuar e Jetës sime! Dhe pastaj përditë… [përditë… ah si e prisja unë atë orë, aty nga një cep i dritares përkundruall derës së oborrit që hapej pak centimetra, unë SHIKOJA SAFOLINEN TIME! Dhe sa i lumtur dhe sa i mjerë isha!

Monday, 31 December 2007

Capri, pritme :-)


Nous n'irons plus jamais
Ou tu m'as dit je t’aime
Nous n'irons plus jamais
Tu viens de décider
Nous n'irons plus jamais
Ce soir c'est plus la peine
Nous n'irons plus jamais
Comme les autres années
Capri c'est fini
Et dire que c'était la ville
De mon premier amour
Capri c'est finiJe ne crois pas
Que j'y retournerai un jour
Capri c'est fini
Et dire que c'était la ville
De mon premier amour
Capri c'est fini
Je ne crois pas
Que j'y retournerai un jour
Nous n'irons plus jamais
Ou tu m'as dit je t'aime
Nous n'irons plus jamais
Comme les autres années
Parfois je voudrais
Bien te dire recommençons
Mais je perds le courage
Sachant que tu diras non
Capri c'est fini
Et dire que c'était la ville
De mon premier amour
Capri c'est fini
Je ne crois pas
Que j'y retournerai un jour
Capri c'est fini
Et dire que c'était la ville
De mon premier amour
Capri c'est fini
Je ne crois pas
Que j'y retournerai un jour
Nous n'irons plus jamais
Mais je me souviendrais
Du premier rendez vous
Que tu m'avais donné
Nous n'irons plus jamais
Comme les autres années
Nous n'irons plus jamais
Plus jamais plus jamais
Capri c'est fini
Et dire que c'était la ville
De mon premier amour
Capri c'est finiJe ne crois pas
Que j'y retournerai un jour
Capri c'est fini
Et dire que c'était la ville
De mon premier amour
Capri c'est finiJe ne crois pas
Que j'y retournerai un jour
Capri c'est fini
Et dire que c'était la ville
De mon premier amour
Capri c'est finiJe ne crois pas
Que j'y retournerai un jour
Capri c'est fini
Et dire que c'était la ville
De mon premier amour
Capri c'est fini
Je ne crois pas
Que j'y retournerai un jour

Thursday, 20 December 2007

Bashke ne pafundesi...

Sonnet 100

In the center of the earth I will push aside
the emeralds so that I can see you--
-you like an amanuensis, with a pen
of water, copying the green sprigs of plants.

What a world! What deep parsley!
What a ship sailing through the sweetness!
And you, maybe---and me, maybe---a topaz.
There'll be no more dissensions in the bells.

There won't be anything but all the fresh air,
apples carried on the wind,
the succulent book in the woods:

and there where the carnations breathe,
we will beginto make ourselves a clothing,
something to lastthrough the eternity of a victorious kiss.

Tuesday, 4 December 2007

Wystan Hugh Auden

Funeral Blues

Stop all the clocks, cut off the telephone,
Prevent the dog from barking with a juicy bone,
Silence the pianos and with muffled drum
Bring out the coffin let the mourners come.

Let aero planes circle moaning overhead
Scribbling on the sky the message: He Is Dead,
Put crepe bows round the white necks of the public doves,
Let the traffic policemen wear black cotton gloves.

He was my North, my South, my East and West,
My working week and my Sunday rest,
My noon, my midnight, my talk, my song;
I thought that love would last forever: I was wrong.

(Ai ishte veriu im, jugu im, lindja ime dhe perendimi,
Java ime e punes dhe e diela ime e pushimit
Hena ime, mesnata ime, e folura ime, kenga ime;
Mendoja qe dashuria do zgjaste pergjithmone; gabohesha)

The stars are not wanted now;put out every one:
Pack up the moon and dismantle the sun;
Pour away the ocean and sweep up the woods:
For nothing now can ever come to any good.


The more loving one

Looking up at the stars, I know quite well
That, for all they care,I can go to hell,
But on earth indifference is the least
We have to dread from man or beast.

How should we like it were stars to burn
With a passion for us we could not return?
If equal affection cannot be,
Let the more loving one be me.

Admirer as I think I am
Of stars that do not give a damn,
I cannot, now I see them, say
I missed one terribly all day.

Were all stars to disappear or die,
I should learn to look at an empty sky
And feel its total dark sublime,
Though this might take me a little time

Monday, 3 December 2007

Vladimir Majakovski

IMPOSSIBLE

I can’t do it alone
-carry the grand piano
(and even less,the safe).
But if I can’t manage the safe
or the grand piano,
then,having retrieved it,
how can I carry my heart.

Bankers know:“We’re boundlessly rich.
If we don’t have enough pockets,
we can stuff our safes.
In you—
I have hidden my love
,
like riches in steel,and I walk about
exalting, a Croesus.
And,if desire insist
I can draw out a smile,
a half-smile,even less,
and, in company reveling,
in half a nights expend
some fifteen roubles’ worth of lyrical change.

CONCLUSION

Neither quarrels,
nor miles,
can wash away love.
It has been deeply thought,
tested,checked.
Solemnly raising index-lined verse,
I swear-
I love
immutably, truly!

YOU

You came—
determined,
because I was large,
because I was roaring,
but on close inspection
you saw a mere boy.
You seized
and snatched away my heart
and began
to play with it

like a girl with a bouncing ball.
And before this miracle
every woman
was either astounded
or a maiden inquiring:
“Love such a fellow?
Why, he’ll pounce on you!
She must be a lion tamer,
a girl from the zoo!”But I was triumphant,
I didn’t feel it—the yoke!
Oblivious with joy,I jumped
and leapt about, a bride-
happy redskin,
I felt so elated
and light.

Friday, 23 November 2007

Per syte e tije...(nga F.Ndoci)


Syte e tu, syte e tu,
Me gjithe dritat qe kam pare,
Me gjithe yjet rreze ar
Me gjithe lume, liqene blu


Shembellejne syte e tu.
Qesh atje rinia ime
Shket nje varke me gezime.
Fluturon nje pulebardhe


Une e ti te pandare,
Ti deti une lundertar.Ja erdhem ne do ikim larg
Lumturi e gjate dhe fillestare.
Qe tani gjokset po t'i hapim


Rruget tona mbushur me petale.Syte e tu, syte e ty,
Sa i shoh me sjellin behare
U them se jam ketu
Dhe qeshin syte e tu.