Wednesday, 7 October 2009

If you forget me - Neruda(ne poezi) & Madonna!

...but baby, don't you even try!




Give it up, do as I say...give it up, let me have my way

Friday, 19 June 2009

M.Ahmeti

Ti qe gjithmone me mua ishe dy,
dhe prape njesuar,
po kurre bir vetmie.
Do te heshtesh,
ti qe aq pak flisje dhe heshtjet i krisje
ti qe i kishe fjalet si guaska te rralla,
qe m’u desh aq rruge te eci per ti gjetur,
do te heshtesh ti,qe aq shume te desha,
Do te kthehesh ne nje burre si mijera
(kurre nuk mbaron argateria se ngreni burra.)
Do te heshtesh.Do te cohesh.Do te ikesh qe andej,
krahthyer drejt gojes se argaterise do t’ikesh
duke tu zvogluar trupi,shpatullat ne largesi.
(Pika me rafte sa fort ti desha shpatullat!)


Fragment nga Mimoza Ahmeti

Saturday, 21 February 2009

'Ti e di ku te me gjesh'-Diabolis

-1-
Më foli lehtas në vesh:
Ti e di ku t’më gjesh;
Unë brofa nga shtrati
Që ta kapja nga shtati....

Si një fllad prej ere
Ajo gjendej mbas dere
Dhe më tha: mos më ndiq!
Ti je krejt ... lakuriq.
Rrashë në gjunjë si murg,

Dhoma u kthye në burg;
Dashuri në hotel-
Aventurë që s’më vel.

-2-
Unë e di ku ta gjej
Puthje të fshehta ti rrëmbej,
E ta lus: a do të vish?
Të më lusë: më zhvish!

T’nis ta zhvesh me ngutje,
Të më veshë me puthje;
Gjumin e ëmbël kur fle
Fundin t’ja marr dhe t’ja fsheh.

Me aromën e atij shtati
Të largohem nga shtrati,
Ti flas lehtas në vesh:
Ti e di ku të më gjesh!

-3-
Unë i thashë: mos më ndiq!
Ti je krejt ... lakuriq.
Por ajo si fllad ere
Rendi e më puthi mbas dere.

Wednesday, 7 January 2009

Kryevepra(te deshtuara)

Kryeveper eshte heshtja qe me mbeshtjell ne oret e vona.
Kryeveper eshte distanca.
Kryeveper deshtarake eshte xhelozia ne syte e nje gjysem femre. Kryeveper eshte prostitucioni i nje 1/3 mashkulli.
Kryeveper eshte pasiguria njerezore.
Kryevepra jane veprimet qe shkaktojne pasigurite.
Kryeveper eshte siperfaqesia shqipetare.
Kryeveper eshte sistemi vlera-anti-vlera qe ushqen memebalta.
Kryeveper jane thurjet e tregimeve te darkes per bytheperdridhjet e kurves te dites.
Kryeveper jane zgerdhirjet plot hipokrizi.
Kryeveper je ti, gjysem-femer, qe gerryen veten ne nje sistem krahasimesh.
Kryeveper eshte mundimi yt,'mik', per te fshehur cdo deshire ndaj meje.
Kryeveper jam une qe ju jap iluzionin e mirebesimit.
Kryeveper eshte aborti i cdo deshire per te shfaqur hapur ate qe njeriu eshte vertete.
Kryevepra jane mundimet mikroskopike per te mbuluar nen vellon e alegorise veprimet tuaja te pista qe s'do keni kurre guximin t'ju perballoni pasojat.
Kryeveper eshte pakti juaj me dy-fytyresine.
Kryeveper jane madje dhe syte e etur te tute, i dashur lexues, ne kerkim te nje kocke per te ushqyer veten ne shpenzimet e mija.


Monday, 22 December 2008

"Njerez pa koka"


"Puna e karabushit nuk me zemeroi, vecse me kujtoi eren e qepes. Ka njerez qe, ne vend qe te te thone me perkedheli "Ku je, shpirt", te thone po me perkedheli "Ku je, gomar!" Pas kesaj me bashkebiseduesin duhet te puthesh buze me buze. Nuk ke ç'i ben: nje takimi shqiptaresh u kane mbetur edhe zakone te tilla, ndoshta qe te dallohen mes evropianeve. Keshtu eshte edhe puna jone qe vijme nga fshati: edhe gjysme shekulli te kemi ne qytet, sapo erret, na kujtohet gjumi dhe, ne na ftofshin ne nje banket me gjithe te mirat, na hahet s'na hahet, ne do te shohim se ku eshte buka. Thirrja e te pareve eshte fort e pranishme!"

Gaqo Bushaka

Saturday, 15 November 2008

Momente fluturuese



Ky boshllek absent, po me gerryen...
lodhur dhe demtuar, ngadale reduktuar ne asgjesi...

Aie pitié, 'Dieu'.

Friday, 26 September 2008

Nese ti me harron

Dua qe ti te dish nje gje. Ti e di si eshte çeshtja:
nese shikoj henen e kristalte,
degezen e kuqe te vjeshtes se avashte ne dritaren time,
nese prek prane zjarrit te imtin hi
apo trungun e rrudhur te drurit,
gjithçka me shpie tek ti,
sikur gjithçka qe ekziston,
aromat, drita,metalet,
te ishin anije te vogla qe shkojne
drejt ishujve te tu qe me presin.

Sidoqofte, nese pak nga pak s’do me duash me,
s’do te t’dua me, pak nga pak.
Nese papritur me harron,
mos me kerko me,
se do te t’kem harruar.

Nese e konsideron te gjate e te çmendur
eren e flamujve qe kalon permes jetes sime
dhe vendos t’me braktisesh
ne bregun e zemres ku kam rrenjet,
mendo se ne ate dite, ne ate ore,
do ngrej lart krahet e mi
dhe rrenjet e mia do dalin
ne kerkim te tokave te reja.

Por nese çdo dite, çdo mbremje
ndjen qe per mua je shkruar me embelsi te pafundme,
nese çdo dite ngjitet nje lule ne buzet e tua te me kerkoje,
ah e dashura ime, ah e imja,
ne mua gjithe ai zjarr perseritet,
ne mua asgje s’shuhet as nuk harron,
dashuria ime ushqehet me dashurine tende,
e dashur, e derisa ti te jetosh,
do rrije mes kraheve te tu pa dale nga te mite.

Pablo Neruda