Saturday, 21 February 2009

'Ti e di ku te me gjesh'-Diabolis

-1-
Më foli lehtas në vesh:
Ti e di ku t’më gjesh;
Unë brofa nga shtrati
Që ta kapja nga shtati....

Si një fllad prej ere
Ajo gjendej mbas dere
Dhe më tha: mos më ndiq!
Ti je krejt ... lakuriq.
Rrashë në gjunjë si murg,

Dhoma u kthye në burg;
Dashuri në hotel-
Aventurë që s’më vel.

-2-
Unë e di ku ta gjej
Puthje të fshehta ti rrëmbej,
E ta lus: a do të vish?
Të më lusë: më zhvish!

T’nis ta zhvesh me ngutje,
Të më veshë me puthje;
Gjumin e ëmbël kur fle
Fundin t’ja marr dhe t’ja fsheh.

Me aromën e atij shtati
Të largohem nga shtrati,
Ti flas lehtas në vesh:
Ti e di ku të më gjesh!

-3-
Unë i thashë: mos më ndiq!
Ti je krejt ... lakuriq.
Por ajo si fllad ere
Rendi e më puthi mbas dere.